Nga Shqipëria / E Hënë 16 Mars 2020, 14:02

Turqia ndërpret transmetimin e serialeve turke

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit Covid-19, producentët e serialeve turke kanë vendosur të ndërpresin xhirimet e tyre dhe rrjedhimisht edhe transmetimin e tyre në kanalet turke. Disa prej serialeve kanë njoftuar tashmë ndërprerjen e tyre ndërsa të tjerët pritet ta deklarojnë në orët në vazhdim.

Serialet si "Molla e ndaluar" dhe "Çukur" kanë deklaruar ndërprerjen e xhirimeve, me kërkesë edhe të aktorëve.

Turqia deri tani ka pak raste të infektuar me Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë viktimë. Numri i të prekurve ka shkuar në 18 dhe qeveria ka nisur të marrë masat, veçanërisht në aspektin ekonomik./Xing.al