Nga Shqipëria / E Hënë 16 Mars 2020, 13:01

Lajm i mirë nga Maqedonia e Veriut, pacientja zero shërohet nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka njoftuar se pacientja zero është shëruar. Ajo i ka rezultuar negative testeve dhe do të trajtohet nga shtëpia.

Gjendja e pacientëve tjerë është e qëndrueshme, përfshi këtu edhe pacienten me aparate të frymëmarrjes.

Në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarëve është 19 dhe nuk ka patur asnjë viktimë.

Maqedonia e Veriut ka ndaluar mësimin në shkolla dhe universitete, ndërsa janë marrë edhe masa të tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.