Italia ka marrë një sërë masash për të mbështetur bizneset, punëtorët dhe familjet. Qeveria italiane ka vendosur të shpërblejë me një bonus prej 600 eurosh, të gjithë të vetëpunësuarit që kanë NIPT dhe bizneset e mbyllura. Kjo është një nga masat e parashikuara në draftin për dekretin tatimor, të miratuar sot në 16 Mars 2020.
Bonusi prej 600 eurosh është për të vetëpunësuarit që kanë një numër aktiv të NIPT-it dhe punëtorët që kanë marrëdhënie bashkëpunimi të vazhdueshme.
Shuma prej 600 eurosh është një shpërblim i cili do të jepet vetëm një herë, për shkak të urgjencës nga Koronavirusi.
Shpërblimi do të jepet nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore, brenda kufirit të përgjithshëm të shpenzimeve prej 170 milion euro për vitin 2020.
Burimi: Il Reporter
