Mjeku Tritan Kalo ka deklaruar se të infektuarit me koronvirus po trajtohen me terapitë më të fundit në spitalin e Infektivit në Tiranë. Mjeku thekson se në këtë spital nuk u mungojnë mjetet për të shërbyer dhe mbi të gjitha nuk mungon humanizmi, dija e vullneti për të bërë gjithçka që të shpëtohet jeta e të infektuarve.
"Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr.N.Kryemadhin, Dr.M.Qaton, Dr.A.Domin, Dr.A.Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermierësh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….NUK na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUK na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithçka të mundshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëzon është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermierë NUK na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!!!"

