Nga Shqipëria / E Diel 15 Mars 2020, 22:10

Nesër nga ballkoni nuk duatrokasim për mjekët por për njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme shumë qytetarë dolën në ballkon e iu bashkuan thirrjes për të duartrokitur punën e pandalshme të heronjve tanë: mjekëve e infermierëve. Por ka ardhur koha të inkurajojmë veten tonë për këtë sakrificë që po bëjmë të gjithë bashkë!

Kryeministri njoftoi sot se vetëm 37 shkelje vetëkarantimi janë shënuar në vend e siç thotë edhe vetë ai, një shifër të tillë edhe Zvicra do e kishte fantazi.

Me këtë duhet të krenohemi që po tregohemi qytetarë e po zbatojmë rregullat që janë për të mirën tonë dhe jo të krenohemi me atë shprehjen "Jena shqiptar ne sna gje gjo"

E duke qenë se i jemi përmbajtur masave duke u vetëkarantinuar prej kaq ditësh, "Xing.al" bëri thirrje që nesër në 17:30 të mblidhemi sërish për të duartrokitur.

Këtë herë le të duartrokasim njëri-tjetrin, le të duartrokasim për veten, të afërmit, komshinjtë dhe të gjithë shqiptarët që për herë të parë po bashkohemi për të mirën e përbashkët, bashkëpunimin shembullor për të mbrojtur njëri-tjetrin, për sakrificën që do na shpërblehet dhe për qytetarinë tonë që më në fund po e tregojmë kur më shumë duhej.

Shpërndaje këtë postim!