Nga Shqipëria / E Diel 15 Mars 2020, 21:09

Kosova shpall gjendjen e emergjencës

Pas konfirmimit të katër rasteve të reja me Koronavirus, Kosova me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shpallur emergjencë për shëndetin publik.

“Sipas vendimit, obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konform Planit të reagimit kombëtar dhe aktivizimit të funksionit mbështetës emergjent 8 (FME8 shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore). Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Sot u konfirmuan 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë duke çuar e në 9 numrin e personave të prekur.