Nga Shqipëria / E Diel 15 Mars 2020, 16:04

E tronditur nga komentet negative për lidhjen me Markun, Rudina: Do pija qetësues...

Para disa kohësh aktorja e njohur Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku. Lidhja e tyre u komentua shumë në media dhe nga publiku, i cili nuk e priti aspak mirë. E ftuar në emisionin "Jo vetëm modë", Rudina ka pranuar se pasi bëri publike lidhjen, ka pësuar një tronditje për shkak të komenteve të shumta negative.

Madje aktorja ka rrëfyer se ka menduar të marrë qetësues. Sot Rudina shprehet se ndihet e lumtur qê ka dëgjuar zërin e zemrës, ndihet krenare dhe kryelartë.

'Në momentet e para unë nuk isha ndeshur kurrë me komente negative gjatë jetës dhe kur u ndesha kisha dy ditë, do ta pranoj me zë, isha shumë e tronditur, pasi unë bëra lidhjen time publike dhe madje arrita deri në një pikë sa thashë duhet të marr qetësues, se kisha rrahje shumë të shpeshta të zemrës dhe shkova në farmaci dhe aty mu kujtua se jetën time nuk e ka në dorë askush sepse nuk e ka patur kurrë, dhe se nuk dorëzohem kurrë. Jam shumë krenare që kam bërë atë që kam ndjerë dhe është vetëm rruga e duhur për jetën e çdokujt, sidomos të një gruaje. Unë jam shumë krenare dhe kryelartë dhe atë ditë në farmaci bleva një kolinoz zbardhues, që ndërkohë që më gjykojnë unë të qesh edhe më shumë', u shpreh ajo.