Si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, këto ditë u mbyll edhe Parku i Liqenit Artificial ku shihje plot njerëz duke shëtitur. Policia ka vendosur shirita dhe askush nuk lejohet të hyjë në shëtitore.
Megjithatë qytetarët kanë gjetur një shteg për të hyrë në brendësi të parkut. "Abc News" ka filmuar trotuarin në krah të liqenit që vijon të ketë lëvizje të shumta.
“Ne nuk është se bëjmë lëvizje, kemi shtëpinë këtu. Mund të dalim për të marrë pak oksigjen, duke qenë larg njëri-tjetrit pa takuar asnjë njeri”, shprehet një qytetare.
“Më duket si Tirana në vitet ‘45 dhe ‘46 para se të vinin shokët partizan që na sollën lirinë nga mali”, shprehet një zotëri.
Policia e Rendit dhe ajo ushtarake do të vijojnë të jenë në pikat hyresë të kodrave të liqenit artificial deri në normalizimin e situatës.
