Nga Shqipëria / E Diel 15 Mars 2020, 14:02

Rama: 497 mjekë dhe 617 infermierë dalin vullnetarë për t'i shërbyer popullit

Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi të publikuar në llogarinë e Facebook-ut ka bërë me dije se nga java e ardhshme e gjithë Shqipëria do të jetë në karantinë. Po ashtu ai ka bërë me dije se mbi 400 mjekë dhe mbi 600 infermiere i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar vullnetarisht në këtë periudhë të errët për vendin.

"Lajmi i mirë është se thirrjes sonë, të Ogertës dhe të Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, për të shërbyer vullnetarisht në frontin e parë të luftës me armikun, i janë përgjigjur deri më tani 497 mjekë dhe 617 infermiere. Një gatishmëri njerëzore dhe profesionale që në këto kohë të errët për vendin, realisht të rrënqeth mishin për humanizimin dhe patriotzimin e mbi një mijë bluzave të bardha, gra e burra të cilët pa asnjë detyrim, janë gati të sakrifikojnë.

Për të gjithë mjekët dhe infermierët, paga e Marsit do të jepet me një bonus prej 1 mijë Eurosh, që do të vijojë dhe për muajt në vijim", shprehet Rama.