Nga Shqipëria / E Diel 15 Mars 2020, 14:02

Koronavirusi/ Spanja dhe Franca shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ai ka urdhëruar mbylljen e dyqaneve, përveç ushqimoreve dhe farmacive si dhe ka ndaluar të gjitha udhëtimet jashtë qyteteve. Bashkëshortja e Sanchez ka rezultuar pozitive ndaj Koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar nê 5700 dhe të vdekur 146.

Gjendjen e jashtëzakonshme e ka shpallur dhe Franca. Janë mbyllur restorantet, baret, dyqanet dhe janë ndaluar udhëtimet me makina mes qyteteve. Papa Françesku ka urdhëruar anulimin e të gjitha ceremonive që u paraprijnê Pashkëve Katolike të 12 Prillit.

Burimi: "tvklan.al"