Dy pronare farmacish, S.L 32 vjeçe dhe E.D 40 vjeçe, janë proceduar penalisht nga policia pas kontrolleve në terren në Durrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve abuzive të tregtimit të medikamenteve me çmime të rritura fiktivisht, duke përfituar nga situata emergjente e COVID-19 që po kalon vendi, si dhe fshehjen e të ardhurave të përfituara nga abuzimi me çmimet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Medikamenti””, ka njoftuar policia.
Gjatë kontrollit në farmacinë në lagjen Nr.13, janë gjetur dhe sekuestruar një dezinfektant për duart (xhela antibakterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.
Burimi: "tvklan.al"
