Futbollisti argjentinas i Valencia, Ezequiel Garay, ka konfirmuar pëmes një postimi në Instagram se ka rezultua pozitiv me Koronavirus. Ai ka treguar se është vetëizoluar.
Garay eshte rasti i parë në La Liga. “Është e qartë që e kam filluar vitin 2020 keq. Kam dal pozitiv me Coronavirus. Ndihem shumë mirë dhe tani mbetet t’i kushtoj vëmendje këshillave të autoriteteve shëndetësore. Tani për tani do të izolohem”, shkruan Garay.
