Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 23:11

Rama i paralajmëroi për heqjen e patentës, 745 shoferë ndëshkohen nga policia

Edhe pse kryeministri Rama paralajmëroi se lëvizjet e paautorizuara me automjet do të dënohen me heqje të patentës deri në 3 vjet, sërish 745 shoferë nuk janë bindur. 

745 drejtues mjetesh, 190 prej të cilëve në Tiranë, janë ndëshkuar nga policia pasi nuk zbatuan urdhrin për ndalimin e qarkullimit të aitomjeteve në rrugën urbane dhe interurbane. Deri tani, në kryeqytet policia u ka hequr patentat 120 drejtuesve të pabindur, të cilët pa pasur autorizimin përkatës, janë kapur në rrugët e Tiranës dhe në zona periferike duke lëvizur me mjetet e tyre personale, si dhe më shumë se një person brenda në mjet.

25 automjete janë bllokuar në 24 orët e fundit vetëm në kryeqytet, e ndërsa në të gjithë vendin policia ka arrestuar 5 shoferë, 4 prej të cilëve edhe pse pa pasur autorizimin, u kapën edhe në gjendje të dehur. Ndërsa në Shkodër, policia vuri në pranga një 54 vjeçar, për kundërshti të efektivëve të rendit, duke mos pranuar vendosjen e gjobës. Nurmi i shoferëve të shoqëruar në komisariate në të gjithë vendin shkon në 93.

Heqja e patentës deri në 3 vite, pritet që Qeveria ta zyrtarizojë edhe me miratimin e Aktitnormativ. Burime pranë ABC Neës, bëjnë me dije se drejtuesit e mjeteve që do t’u hiqet patenta e do të aplikojnë një të re, kohëzgjatja e saj do të shkojë deri në 6 muaj, e nëse sërish kontatohet në shkelje, rrezikon të mos ketë më leje drejtimi.

Burimi: abcnews.al