Ditën e djeshme presidenti amerikan Donald Trump bëri me dije gjatë një konference për shtyp se kishte bërë testin e Koronavirusit dhe se po priste rezultatin.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Trump ka rezultuar negativ, pra ai nuk është mbartës i virusit.
Pas përhapjes së Koronavirusit, Trump ka shpallur emergjencën kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimi: "CNN"
