Sipas shkencëtarëve kinezë Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur të pësojë mutacione (pra ka ndryshuar) dhe të anashkalojë bllokimin e karantinës në Wuhan.
Një lloj i dytë, i cili shfaq simptoma të buta ose nuk shfaq simptoma në fazat e para-domethënë njerëzit janë çliruar nga karantinimi dhe kanë infektuar të tjerët.
Kjo vjen pasi epiqendra e krizës devijoi nga Azia në Evropë, ku 36.929 njerëz kanë rezultuar pozitivë.
Duke e ditur që virusi mund të pësojë ndryshime, e bën më të vështirë njohjen apo trajtimin e tij. Po ashtu rrit mundësinë që pacientët të cilët e kanë kaluar njëherë virusin, ta marrin atë sërish.
Autoritetet kanë bllokuar Wuhan-in dhe popullsinë e tij me 11 milion njerëz me datë 23 Janar, para se të shtoheshin dhe qytetet e tjera.
Specialisti i frymëmarrjes Zhang Zhan është shpehur "Disa simptoma sistemike të zakonshme të Covid-19 si ethet, lodhja dhe dhimbja muskulorenishin më të spikatura në pacientët e pranuar para 23 janarit, por më të fshehta në pacientët e mëvonshëm."
Pacientët që rezultuan pozitiv pas 23 Janarit kanë shfaqur simptoma shumë më të dobëta si temperaturë më e ulët, më pak lodhje dhe një rënie prej 80% të dhimbjeve të muskujve. Shkencëtarët kanë shtuar se tani që Koronavirusi ka arritur statusin pandemik, ka të ngjarë të ketë më shumë mutacione.
Burimi: "Daily Mail"
