“Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme solli historinë e dashurisë së Durimit me Valentinën. Dashuria e tyre kishte nisur nga një njoftim në gazetë, disa kohë pasi Durimi ishte ndarë nga ish-bashkëshortja. Ai kishte rënë në dashuri me Valentinën menjëherë. Ata kishin vendosur që të martoheshin dhe në jetë kishin sjellë dy fëmijë. Mirëpo mes tyre nisën debatet sepse sipas Durimit, ajo është xheloze pa shkak.
“Nuk ke pse të jesh xheloze, në zemrën time je vetëm ti. Ty të kam dashuri!”, i tha Durimi Valentinës. Ndërsa kjo e fundit tha se bëhej xheloze ishte sepse mendonte se Durimi vazhdonte të komunikonte me ish-bashkëshorten.
Gjatë emisionit u zbulua se Durimi kishte një ves, ai konsumonte shumë alkool. “Dua që të mos konsumosh më raki! Dua që të heqësh dorë nga alkooli! Ma premto!” i tha Valentina.
Arbana Osmani tregoi se ëndrra më e madhe e Valentinës ishte që të vishej nuse dhe për t'ja plotësuar këtë ëndërr, Durimi duhet t’i premtonte asaj që do të hiqte dorë nga pija. Në fund Durimi premtoi që nuk do të konsumonte shumë alkool dhe për herë të parë në jetën e saj, Valentina veshi vellon e nusërisë.
Burimi: Top Channel
