Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 21:09

'S'e mbajta dot', Rama publikon videon që do t'ju shkrijë së qeshuri

Mesazhi që kryeministri Rama u dërgoi qytetarëve duke i kërkuar të bënin kujdes, u bë temë diskutimi në rrjete sociale. Meme e video të shumta u shpërndanë në rrjet gjatë këtyre ditëve e një prej tyre ka vendosur ta postojë edhe kryeministri.

"Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë", shkruan Rama.