Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 20:08

Bora Zemani flet për herë të parë për lidhjen me Donald Veshajn

Prej më shumë se një viti moderatorja bukuroshe Bora Zemani dhe aktori Donald Veshajn po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Kjo lidhje u zbulua nga mediat pasi çifti ka preferuar të mos e bëjë publike. Megjithatë së fundmi në një intervistë për "Pop Culture", Bora ka folur për herë të parë për lidhjen, kur Dojna Mema e pyeti për Donaldin.

"Nuk jam njeri që më pëlqen të flas për jetën personale, aq më tepër në televizion, jam personazh publik dhe interesi publik duhet të jetë për punën që bëj jo për jetën personale. Unë nuk mund t'i ndaloj të tjerët, sigurisht që do flasin, por unë nuk dal me deklarata që ndodh kjo apo ajo në jetën time. Unë shoh jeten time. Të qenit personazh publik nuk më ndalon të jetoj jetën, të dal me një person. Njerëzit që janë afër meje e dinë statusin tim, nëse janë të interesuar, e marrin vesh une nuk fsheh asgjë", u shpreh Bora.