Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 18:06

E rëndë/ Xhaxhai vret me armë nipin 25-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë këtë mbrëmje. Burime për tvklan.al bëjnë me dije se është qëlluar për vdekje me armë zjarri një 25-vjeçar, me inicialet J.H.

Sipas të njëjtave burime, i riu është ekzekutuar nga xhaxhi i tij, shtetasi me inicialet SH.H, 50 vjeç.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. 

Burimi: tvklan.al