Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë këtë mbrëmje. Burime për tvklan.al bëjnë me dije se është qëlluar për vdekje me armë zjarri një 25-vjeçar, me inicialet J.H.
Sipas të njëjtave burime, i riu është ekzekutuar nga xhaxhi i tij, shtetasi me inicialet SH.H, 50 vjeç.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Burimi: tvklan.al
