Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë testin e Koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur vetë Trump ditën e sotme duke u shprehur se e ka bërë testin dhe po pret rezultatet.
"Fox News" raporton se Trump tha se mjekët i kishin matur temperaturën dhe ai ndihet shumë mirë. Temperatura i është matur edhe personave që janë pjesë e stafit të Presidentit Trump.
Pas përhapjes së Koronavirusit, presidenti Donald Trump shpalli dje emergjencën kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Disa shtete amerikane kanë ndërmarrë masa për të frenuar përhapjen e virusit duke ndaluar tubimet, aktivitetet sportive dhe mbylljen e shkollave.
Tre ditë më parë, SHBA ndaloi edhe fluturimet me Europë.
