Emisioni "Hipokrati" në Top Channel, iu bën thirrje të gjithë familjeve në Tiranë dhe kudo që ndodhen, që në orën 17:30 të dalin të gjithë në ballkonet e tyre. Të gjithë për të përshëndetur me duatrokitje për rreth 15 minuta të gjithë mjekët dhe infermierët.
Ata gjenden në vijën e parë të frontit kundër armikut të përbashkët: koronavirus. Po ashtu përveç pjesës së duatrokitjes, do të këndojmë të gjithë siç kanë kënduar dhe qytetarët në Itali.
E gjithë kjo bëhet për të nderuar dhe vlerësuar punën e njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre për t'i ardhur në ndihmë shoqërisë.

