Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 16:04

Nuk lejohen në varrim për shkak të Koronavirusit, funerali i 17-vjeçares ndiqet online në Itali

Ceremonia mortore e një vajze 17-vjeçare që vdiq nga Meningjiti është transmetuar live në faqjen e Facebook të kishës ungjillore të Erbas në provincën e Komës. Të afërmit dhe miqtë e Priscillas nuk janë lejuar të marrin pjesë në varrim për shkak të masave kundër Koronavirusit.

Ceremonia mortore është zhvilluar nën kujdesin e stafit komunal dhe me ekspertë të shëndetësisë.

Në mënyrë që edhe të afërmit dhe miqtë të ndiqnin ceremoninë mortore, kisha ungjillore e Erbas e transmetoi live të gjithë varrimin.

Familjarët, miqtë dhe të afërmit e 17-vjeçares i kanë dhënë lamtumirën duke e ndjekur varrimin e saj online.

Burimi: La stampa