Ceremonia mortore e një vajze 17-vjeçare që vdiq nga Meningjiti është transmetuar live në faqjen e Facebook të kishës ungjillore të Erbas në provincën e Komës. Të afërmit dhe miqtë e Priscillas nuk janë lejuar të marrin pjesë në varrim për shkak të masave kundër Koronavirusit.
Ceremonia mortore është zhvilluar nën kujdesin e stafit komunal dhe me ekspertë të shëndetësisë.
Në mënyrë që edhe të afërmit dhe miqtë të ndiqnin ceremoninë mortore, kisha ungjillore e Erbas e transmetoi live të gjithë varrimin.
Familjarët, miqtë dhe të afërmit e 17-vjeçares i kanë dhënë lamtumirën duke e ndjekur varrimin e saj online.
Burimi: La stampa
