Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 16:04

Nusja paralajmëron të ftuarit: Nëse nuk vini në dasmë prej virusit, jeni të vdekur për mua

Një nuse nga Amerika ka reaguar ashpër ndaj të ftuarve që kanë refuzuar t'i shkojnë në dasmë nga përhapja masive e Koronavirusit. Ajo dhe partneri do të martohen pas 37 ditësh dhe përmes një postimi në rrjete sociale, gruaja (identiteti i së cilës është mbajtur anonim), shkruan se ka harxhuar mijëra dollarë për organizimin, është kujdesur për gjithçka deri në detaje dhe nëse të ftuarit nuk i paraqiten, do i konsiderojë të gjithë të vdekur.

"Do të martohem në 37 ditë. Kam harxhuar 15 muaj duke e planifikuar, kam harxhuar mijëra dollarë, jam palestruar, jam marrë me dhuratat, iu jam përgjigjur miliona emaileve dhe kam pirë shumë verë, prandaj ndihem e justifikuar t'iu kujtoj të ftuarve të mi se: Nuk më intereson, nëse ju mungoni në dasmën time për shkak të paranojës së Koronavirusit JENI TË VDEKUR PËR MUA", ka shkruar ajo.

Burimi: "Daily Mail"