Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 15:03

62 vjeçarja mohoi udhëtimin në Itali, stafi mjekësor i spitalit të Fierit në vetëkarantinim

62 vjeçarja nga Fieri, e cila ka rezultuar pozitive me Koronavirus. Ajo ishte kthyer nga Italia më 6 Mars, ndërmjet portit të Durrësit, por e kishte fshehur si fakt.

Kjo ka sjellë pasoja të rëndë 18 persona nga personeli i spitalit të Fierit që i kanë shërbyer për tre ditë janë vetëkarantinuar. 5 ditë pas kthimit nga Italia gruaja ishte paraqitur në spital, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore. Pas kontrollit të sistemit TIMS, është vërtetuar se gruaja kishte qenë në Itali.

Dyshohet se gruaja mund të ketë infektuar dhe persona të tjerë pasi kishte një dyqan ushqimor pranë zonë së spitalit të qytetit dhe në të kanë qarkulluar qindra banorë të zonës.

Burimi: 'ABC News'