Këngëtarja e njohur Elhaida Dani, ishte pasditen e djeshme në një lidhje direkte për emisionin "Rudina" në TV Klan. Ajo jeton prej kohësh në Itali dhe tregoi se është izoluar që prej 5 ditësh në shtëpi.
Elhaida u shpreh se për të kjo është mjaft e vështirë, pasi e gjithë familja e saj është në Shqipëri dhe ndonjëherë ndjen dhe se nuk mundet më.
"Ne shyqyr që kemi internetin sepse lidhemi me familjen. Unë jetoj vetëm në Itali dhe kjo është gjëja që doja t’ju jepja një mesazh gjithë shqiptarëve, kur je në shtëpi me familjen, me fëmijët, apo miqtë që jeton është diçka tjetër, nëse jeton vetëm, unë jetoj vetëm në Itali, gjithë familjen time e kam në Shqipëri dhe është akoma më e vështirë, është e lodhshme, është e mërzitshme ndonjëherë dhe nuk mundesh më, e ke parasysh që duhet të shpikësh gjëra të reja çdo ditë, çdo minutë, por shyqyr që lidhemi me internetin me Skype me familjen dhe kjo gjë më ka ndihmuar jashtë mase", u shpreh ajo.
Po ashtu këngëtarja ka treguar se këto ditë është marrë me gatime, ka lexuar dhe ka studiuar.
"Qyteti është i heshtur. Kam patur kohë ama, kjo është gjëja pozitive, që t’ju dedikohem të gjitha gjërave që nuk kam kohë, kur jam duke punuar, kur kam një ditë tjetër, një rutinë tjetër. Prandaj tani studioj, lexoj, gatuaj, të gjitha gjërat që nuk kam kohë t’i bëj në një ditë normale", tregoi Elhaida.
