Përhapja e Koronavirusit në vendin tonë ka bërë që qeveria të ndërmarrë masa të larta sigurie. Një ndër to është shmangia e grumbullimeve politike dhe anullimi i aktiviteteve. Sot, data 14 Mars, është Dita e Verës dhe si traditë njerëzit mblidhen dhe festojnë, por për shkak të situatës aktuale është e ndaluar.
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gletjan Llatja, është i shqetësuar mos qytetarët dalin piknik me familjarët apo me të afërmit e ardhur nga jashtë. Në një lidhje live për emisionin "Pa Protokoll" ai u shpreh se Elbasani ka shmangur grumbullimet dhe qarkullimet e mjeteve, ku janë vendosur disa patrulla policie. Në rast se policia pikas piknik apo grumbullime të mëdha njërëzish do të ndërhyjë. Policia dhe forcat e ushtrisë janë sot rrugëve të Elbasanit.
Llatja iu bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, në të mirën e tyre dhe të shoqërisë.
