Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 11:11

Gjendet e pajetë te 'Ura e Babrrusë' gruaja 75 vjeçare

Tek "Ura e Babrrusë" në kryeqytet është gjetur një trup i pajetë, një grua e identifikuar si A.P, 75 vjeçe. Banorët e zonës kanë njoftuar policinë se në shtratin e lumit ndodhej trupi i një njeriu.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nxjerrë nga lumi, mes gurëve, trupin e gruas. Burime nga policia, thanë për "Dosja.al" se e moshuara vuante nga probleme me shëndetin. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia po heton në zbardhjen e rastit. Nuk dihet nëse ajo ka pësuar aksident apo është mbytur në ujë.

Burimi: "dosja.al"