Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 11:11

Shkon në 38 numri i të prekurve nga Koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i të infektuarve me Koronavirus në vendin tonë është rritur. Brenda 24 orëve të fundmit janë konfirmuar 5 raste të reja, duke e çuar në 38 numrin.

Sipas të dhënave zyrtare janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre 38 raste kanë rezultuar pozitive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Tiranë janë 22 persona të infektuar, në Durrës 5 (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), në Lushnje 2, në Elbasan 2 raste, në Fier 5 dhe në Rrogozhinë 2 pacientë.