Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 11:11

Greqi/ Rritet numri i viktimave nga Koronavirusi

Autoritetet Shëndetësore greke kanë njoftuar se mëngjesin e kësaj të shtune, kanë ndërruar jetë nga Koronavirusi dy njerëz në Greqi. Numri i viktimave ka shkuar në tre.

Viktimat janë një pacient 92 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga ishulli i Zakynthos. Dy të afërm të 92 vjeçarit janë shtruar në spital pasi kanë rezultuar pozitv me Koronavirusin.

Disa ditë më parë në Greqi humbi jetën dhe një 66 vjeçar. Në Greqi janë rreth 190 persona të infektuar. Brenda një dite janë shënuar 73 raste të reja.

Burimi: "tvklan.al"