Frrok Bardhi, një infermier nga Mirdita, është shkarkuar para një viti nga puna, sipas tij padrejtësisht dhe po ndjek gjyqin për të rregulluar situatën. Ai ka 30 vite eksperiencë pune, nga këto 18 vite eksperiencë si Infermier Urgjence pranë Urgjencës së Tiranës, dhe kërkon të japë ndihmën e tij në Spitalin e Traumës, vetëm për hir të popullit në këto ditë të vështira.
Postimi i tij:
"E bej per hir te Popullit tim.
Nese me rikthejne ne punen time ku kam qene, qe neser vesh rrobat e Infermierit, ne urgjenecen paraspitalore te Spitalit te Traumes, per hater te shendetit te popullit tim, te kontriboj aq sa kam mundesi ne kete kohe te veshtire.
Kam 1 vit i larguar padrejtesisht nga puna si Infermier i Urgjencash. Kam eksperience pune 30 vite,nga keto 18 vite Infermier Urgjence,prane Urgjences se Tiranes.
Jam neper gjyqe per keto padrejtesi.
Kam dy kushte
1.Nese i fitoj gjyqet ,parat t'mi japin nga xhepi i tyre ata qe me kane larguar, padrejtesisht.
2. Nese se shikoj te meta dhe mangesi te qellimeshme ne sistemin shendetosr shqiptar, ti denoncoj ato perseri.
Kurajo, Shqiptar kudo jeni.
Shqiptarisht Infermier Frrok Bardhi Mirdite Tirane."
