Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Mars 2020, 10:10

Pas mbërritjes nga SHBA, vetëkarantinohet Aurela Gaçe

Këngëtarja Aurela Gaçe përmes një postimi në Instagram ka lajmëruar se ajo dhe grupi i saj do të vetëkarantinohen pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata do t'iu nënshtrohen menjëherë kontrollove, në të mirë të familjarëve të tyre dhe njerëzve përreth.

"Grupi po kthehet ( jemi akoma më shumë, por s’janë në foto). Ne jemi në USA e fatkeqesisht na duhet të udhëtojmë në këto momente, mbasi shtymë tour-in e koncerteve për një kohë më të mirë për të gjithë.

Ne, jemi prindër fëmijësh e kemi prindërit tanë që na presin. Por, për të mirën tonë e të familjeve tona, secili nga ne do të vetëizolohet brenda për 14 ditë, larg familjareve tanë. Sigurisht do t’i nënshtrohemi gjithë kontrolleve të mundshme nga shteti.

Kjo bëhet sepse ne duam fëmijët e prindërit tanë, sigurisht edhe veten. Do t’ia dalim.

(këto maska na u ndodhen, se ishin boshatisur raftet)", shkruan Aurela.