Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës duke përfshirë dhe Shqipërinë. Qeveria ka marrë masa të larta sigurie, ndërkohë që mjekët po bëjnë çmos për të kuruar të prekurit.
Së fundmi një farmacist ka bërë publike një letër, ku shkruan se farmacistët janë më të rrezikuar se mjekët, sepse mjekët janë të pajisur me veshje speciale dhe me maska ndërsa ata vetëm me një përparëse të thjeshtë.
"Të më falin mjekët. I dua fort. Por mendoj se më të rrezikuar jemi ne se ju. Në spital 8 të diagnostifikur. Nëpër rrugë mund të jenë 1000, 2000, 3000...Këta vetëm po të jenë esktremisht keq, shkojnë në spital. Atje i pret mjeku me veshje speciale dhe me maska. Të tjerët i presim ne me këshilla, me shërbim të shkëlqyer madje dhe pa maska. Vetëm përparësen kemi dhe një familje që na pret me ankth se çdo ndodhi me ne. Askush nuk mund të na ul kokën. Ju dua të gjithëve kolegë! Krenar që jam farmacist", shkuan ai.

