Modelja amerikane Heidi Klum është e shqetësuar dhe ka frikë se mund të jetë prekur nga koronavirusi, por nuk ka mund të bëjë testin pasi në SHBA mungojnë testet.
46-vjeçarja në një video u shpreh se dëshiron të bëjë testin dhe kontaktoi 'dy mjekë të ndryshëm', por pa sukses.
Heidi jeton në New York, por së fundmi ka qenë në Pasadena, Kalifornia për të xhiruar "America's got talent", ku edhe u sëmurë.
Heidi postoi një video në Instagram e shtrirë në shtrat për t'i shpjeguar ndjekësve të saj pse nuk po filmonte spektaklin.
Modelja tha që ka ethe, kollë, hundë. "Nuk po ndihem mirë, prandaj kam qëndruar në shtëpi për të mos infektuar asnjë person tjetër. Shpresoj të jetë thjesht një ftohje, do të doja të bëja testin e koronës, por nuk ka. Kam provuar me dy mjekë të ndryshëm dhe thjesht nuk mund ta bëj një të tillë", u shpreh Heidi.
"Qëndroni të sigurt, rrini në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë", përfundoi ajo.

