Nga Shqipëria / E Premte 13 Mars 2020, 23:11

Mposhtën koronavirusin, Kina çon ekip special për të ndihmuar Italinë

Kina po ia del të mposhtë Koronavirusin dhe tani po ndihmon edhe Italinë. Një ekip prej 9 mjekësh dhe profesionistësh nga Kina kanë zbarkuar në Itali. Me vete mbanin mijëra maska, respiratorë dhe ndihmë të tjera mjekësore. Ekipi nga Kina do të ndajë eksperiencën e tyre me ekipin italian për luftën ndaj koronavirusit.

“Siamo con voi. Forza Italia!" është një mesazh simbolik, por inkurajues i shpresës për italianët, që i përkthyer do të thotë: Ne jemi me ju. Përpara, Itali!

Kujtojmë se Qyteti Wuhan, vatra e infektimit me koronavirus ka shënuar ditën më të mirë qëkur shpërtheu Covid-19 para disa muajsh.

Në këtë qytet, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja, ndërkohë në pjesët tjera të provincës Hubei, nuk është konfirmuar asnjë rast.

Burimi: abcnews.al