Nga Shqipëria / E Premte 13 Mars 2020, 22:10

Pas futjes në karantinë, reagon për herë të parë Cristiano Ronaldo: Po ju flas si baba!

Ditën e djeshme u bë e ditur se Ylli i Juventusit, futbollisti Cristiano Ronaldo, është futur në karantinë. Ronaldo kishte pasur kontakt me Daniele Ruganin i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe futbollistët iu nënshtruan analizave. Pas futjes në karantinë, Ronaldo ka reaguar sot me një status në Twitter ku jep një mesazh. 

"Bota po kalon një moment shumë të vështirë, që kërkon vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Sot nuk po ju drejtohem si një lojtar profesionist, por si një djalë, si një baba. Është e rëndësishme të ndiqen udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit për ta pasur të qartë përballimin e emergjencës. Mbrojtja e jetës shkon përtej çdo interesi tjetër. Dua të ofroj gjithë solidaritetin tim për ata që po luftojnë ndaj këtij virusi, siç është shoku im i skuadrës Daniele Rugani. Mbështetja ime e vazhdueshme shkon edhe për profesionistët e shkëlqyer, të cilët po vënë në rrezik jetët e tyre për të na shpëtuar neve", shkruan Ronaldo.