Përmes një videoje live në Facebook, kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që qytetarët kanë bërë së fundmi. Një ndër to është se kur do të rikthehet qarkullimi rrugor? Rama u shpreh dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare e do na tregojnë se kush është shkalla e agresivitetit të virusit në vendin tonë.
“Duhet ta marrim me qetësi dhe kokfortësi. Të stërvitemi për një luftë që nuk do të jetë e shkurtër. S’keni parë gjë akoma dhe kjo nuk është shaka. Dy javët e ardhshme do na tregojnë shkallën e agresivitetit të virusit në vendin tonë. Nuk e dimë se sa lart do të ngjitet kurba, por do bëjmë të pamundurën. Shumëkush shqetësohet deri kur do t’i nënshtrohemi masave, për qarkullimin sidomos, me makinë, sepse kanë arsye pune apo tjetër aryse, por këtë nuk e dimë. Askush askund në botë nuk e dimë. Ajo që dimë është sa më shumë të shtrëngohemi sot, aq më shumë e kemi bërë tonën përballë këtij armiku. Prandaj durim, aspak frikë, por shumë kujdes", u shpreh Rama.
