Nga Shqipëria / E Premte 13 Mars 2020, 21:09

Koronavirusi/ Donald Trump shpall emergjencën kombëtare në SHBA

Pas përhapjes së Koronavirusit, presidenti Donald Trump ka shpallur emergjencën kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri tani në SHBA janë konfirmuar 1701 raste me koronavirus, nga të cilat 40 vdekje.

Qeveria do të japë 50 miliardë dollarë fonde për autoritetet shëndetësore. Disa shtete amerikane kanë ndërmarrë masa për të frenuar përhapjen e virusit duke ndaluar tubimet, aktivitetet sportive dhe mbylljen e shkollave.

Dy ditë më parë, SHBA ndaloi edhe fluturimet me Europë.