Është urdhëruar mbyllja e të gjitha kafeneve, restoranteve, lokaleve e fast food-eve, në mbarë vendin deri më 3 prill, si masë shtrënguese për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.
Në urdhrin e Ministrisë, sqarohet se përjashtohet nga ky vendim vetëm shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.
Urdhëri është firmosur në datë 12 mars nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale Ogerta Manastirliu ndërsa ka mbërritur zyrtarisht në të gjitha Bashkitë e vendit.

Burimi: Shqiptarja.com
