Nga Shqipëria / E Premte 13 Mars 2020, 21:09

E çuditshme: Rritet numri i divorceve mes çifteve gjatë izolimit nga Koronavirusi

Shkalla e divorcit në Kinë është rritur në mënyrë të konsiderueshme sepse 'çiftet po kalojnë shumë kohë së bashku në shtëpi' gjatë vetëizolimit të koronavirusit.

Mbi 300 çifte kanë vendosur të divorcohen që nga 24 shkurti, tha Lu Shijun, menaxheri i një regjistri martese në Dazhou, Provinca Sichuan e Kinës jug-perëndimore.

Zyrtarët shprehen se rritja e kërkesave për divorc ka ardhur nga fakti se partnerët kanë kaluar shumë kohë bashkë, gjatë vetëizolimit. "Të rinjtë po kalojnë shumë kohë në shtëpi dhe kanë tendencën të bëjnë sherr për diçka të vogël", tha Lu.

Zyrat e regjistrimit të martesave në Kinën veri-perëndimore kanë parë gjithashtu një rritje të numrit të divorcit duke marrë 14 kërkesa për divorc brenda një dite.

Burimi: Daily Mail