Më në fund një lajm i mirë nga Italia: Një bebe 50-ditore që rezultoi pozitive me Koronavirus u shërua. Vogëlushja ishte shtruar në spitalin pediatrik Meyer në Firence të Italisë, pasi kishte simptoma të gripit dhe kollës.
Vajza e vogël u nxor nga spitali të enjten në mbrëmje dhe është kthyer në shtëpi në provincën e Massa Carrara.
Vogëlushja ishte shtruar në spitalin pediatrik Meyer në Firence ku mjekët e mbajtën nën vëzhgim, bën të ditur "Il Giornale".
