Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka njoftuar se duke filluar nga paraditja e së shtunës do të merren masa për kufizimin e lëvizjeve me Greqinë. Rama shkruan se nga ora 10:00 e ditës së nesërme do të mbyllen hyrje-daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus.
“Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje – daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus!
Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Rama.
