Nga Shqipëria / E Premte 13 Mars 2020, 17:05

Kur do të rifillojë sërish mësimi? Shahini u përgjigjet pyetjeve të nxënësve

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një video live në Facebook, u ka dhënë përgjigje pyetjeve të nxënësve dhe prindërve të tyre të cilët kanë pyetur për rifillimin e shkollës dhe mësimin online.

Shahini tha se është programuar që shkollat të rifillojnë në datën 23 mars, por në rast ndryshimi të kësaj date nxënësit do të njoftohen.

“Planet tona janë që mësimin ta rifillojmë me datë 23 mars. Task forca për Koronavirusin ka paraparë që mbyllja e shkollave në një afat dy javor deri më 23 mars është e nevojshme, por edhe e mjaftueshme. Në qoftë se kjo ndryshon, do t’ju njoftojmë me kohë”.

“Disa shkolla janë dezinfektuar këtë javë dhe disa do të dezinfektohen javën tjetër. U kemi çuar një letër të gjitha bashkive që t’i rikujtojmë që të bëjnë dezinfektimin e shkollave para 23 marsit, para se të fillojë mësimi”.