Aktori i njohur i TV Klan, Olsi Bylyku, është ndaluar nga policia në një ndër postblloqet e qytetit, që janë ngritur pas masave të marra nga qeveria. Ai nuk ishte i pajisur me lejen e posaçme dhe për më tepër ishte kthyer nga Italia me datë 8 Mars.
Si rrjedhojë ai duhej të vetëkarantinohej për 14 ditë. Policia e ka shoqëruar aktorin në banesë duke i kërkuar që të marrë masa dhe të vetëizolohet.
Ndërkohë pas ditë më parë vetë Olsi iu bashkua thirrjes "Qëndro në shtëpi" dhe madje publikoi dhe një video sensibilizuese për të gjithë.

Burimi: 'Top Channel'
View this post on Instagram
