Nga Shqipëria / E Premte 13 Mars 2020, 16:04

'Perimetri do të mbyllet sërish', Rama bën thirrje: Kush është larguar, të rikthehet para…

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama paralajmëron se me shumë mundësi, perimeri do të mbyllet sërish prandaj i bën thirrje qytetarëve që janë larguar nga Tirana apo Durrësi për fundjavë të  kthehen para orës 08:00 të së dielës.

"Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit.

Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillimjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela ne mesnatë deri të hënën në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot!

Sipas të gjitha gjasave perimetri Tr/Dr do të mbyllet përsëri!

Frikë jo, kujdes po!"