Nga Shqipëria / E Premte 13 Mars 2020, 15:03

62 vite së bashku, çifti nga Italia vdesin në të njëjtën ditë nga Koronavirusi

Italia është një ndër vendet më të prekura nga Koronavirusi, ku është shënuar një numër i madh viktimash e të prekurish. Një çift të moshuarish kanë vdekur në të njëjtën ditë, pas ditësh të shtruar në spital.

Dyshja, Luigj Carrara 86 vjeçar dhe Severas Carrara 82 vjeçe, kanë ndërruar jetë me datë 10 Mars dhe lajmin e ka bërë të ditur së fundmi djali i tyre në një postim në rrjete sociale.

Ata kishin 62 vite të martuar. “Do të vazhdoni të grindeni edhe atje lart? Besoj se po, por si gjithmonë gjithçka do të përfundojë me një përqafim. Do të jeni gjithmonë në zemrat tona. Ju uroj rrugë të mbarë. Ju dua shumë”–shkruante djali i tyre, Luca Carrara.

Ai u shpreh për mediat italiane "Corriere della Sera" se prindërit e tij vdiqën vetëm në spital dhe se ai me motrën, Monicën, nuk kishin mundur t'iu thonin as lamtumirë. Ai tha "Të dashurit e tu qëndrojnë vetëm dhe ti nuk mund t'iu thuash mirupafshim, nuk mundesh t'i përqafosh, nuk mundesh t'i ngushëllosh".

Carrarra është për momentin në karantinë së bashku me familjen e tij.

Burimi: "The sun"