Nga Shqipëria / E Premte 13 Mars 2020, 14:02

Rama videomesazh nga shtëpia: Më shani, por masat do të vazhdojnë

Në Shqipëri janë konfirmuar 33 raste të prekura nga Koronavirusi dhe qeveria ka marrë masa të larta sigurie. Qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur veten dhe të tjerët që i rrethojnë.

Kryeministri Edi Rama ka hapur së fundmi një video-live nga shtëpia në llogarinë e Facebook-ut. Ai iu kërkon të gjithëve të bëjnë durim në këto ditë të vështira dhe të kalojnë kohën në shtëpi me familjarët, siç po bën dhe vetë ai.

“Ja ku më keni dhe mua më në shtëpi. S’më duket aspak keq të kaloj kohë me Zahon, sic nuk kam pasur mundësi ta bëj. Shumica juaj e keni mirëprit këtë shtet rrethim, deri dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur më shumë se të tjerët.

Ky është fillimi fare i një lufte nervash që do zgjas, nuk e dimë se sa por do jetë një luftë e gjatë. Më shani sa të doni, po masat do vazhdojnë, kush do kapet në thyerje mund të humbasë dhe patentën dhe të ndalojmë të hyjmë në kurs për disa vjet, ose kush luan me çmimet mund të humbasin të drejtën për të tregtuar më vonë.

Tani le ti gëzohemi solidaritetit, ju përqafoj dhe mos harroni këshillat!”, u shpreh mes te tjerash Rama.

Burimi: "Top Channel"