Ditën e djeshme u bë e ditur se Ylli i Juventusit, futbollisti Cristiano Ronaldo, është futur në karantinë. Ai kishte pasur kontakt me Daniele Ruganin, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus.
Cristiano iu nënshtrua analizave dhe së fundmi Guvernatori i Madeira-s ka raportuar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
“Nuk mund të flas për këto gjëra për arsye të privatësisë por mund t’iu siguroj se situata është analizuar dhe për momentin nuk ka asnjë shans të që të jetë infektuar, por ashtu edhe familja e tij”, u shpreh ai.
