Në një komunikim live për "ABC News", mëngjesin e sotëm ishte Valbona Treska, Presidente e Urdhërit të Psikologut. Treska bëri thirrje që qytetarët të programojnë kohën gjatë qëndrimit në shtëpi duke parë filma me një mesazh pozitiv dhe mos të mbajnë gjatë gjithë kohës televizorin tek lajmet.
"Njerëzit duhet të kuptojnë që kjo është një situatë që mund të zgjasë dhe duhet të përgatisin veten psikologjikisht. Duhet të fillojnë të programojnë ditën brenda kushteve të shtëpisë, të menaxhojnë oraret, të shohim filma me mesazh pozitiv. Mos mbani gjatë gjithë kohës televizorin tek lajmet sepse kjo shton ngarkesën emocionale", tha Treska.
"Jo këtë mos na e thuaj tani se do na ulësh shikueshmërinë. Njerëzit duan të informohen. Këtë mos na e thuaj", ia ktheu spikerja Juli Xhokaxhi.
"Doja të thoja të mos të shohin gjatë gjithë kohës, të përshtasin oraret, për të gatuar, për fëmijët, për të ndenjur së bashku etj", u përgjigj Treska.
View this post on Instagram
